Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, ia ka dorëzuar kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, Raportin vjetor të BQK-së për vitin 2025, bëhet e ditur në njoftimin e BQK-së.
Sipas BQK-së, “Raporti Vjetor 2025 pasqyron aktivitetet, zhvillimet dhe rezultatet e BQK-së në përmbushje të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar, forcimin e integritetit të sistemit financiar, mbrojtjen e interesit publik dhe sigurimin e qëndrueshmërisë institucionale”.
Të lidhura
None found
Në njoftim thuhet se gjatë takimit janë trajtuar edhe reformat dhe nismat kryesore të zbatuara gjatë vitit, duke përfshirë avancimin e kornizës makroprudenciale dhe mbikëqyrëse, harmonizimin rregullativ me standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimin e sistemit të pagesave, përgatitjet për SEPA si një process ndër-institucional, avancimin e projektit TIPS Clone, si dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, edukimit financiar dhe gjithëpërfshirjes financiare.
