Bahri Hyseni emërohet zëvendëskryeprokuror i Shtetit për një mandat katërvjeçar

Bahri Hyseni do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, pasi emërimi i tij u miratua sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, mbi propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Të lidhura

None found

Sipas vendimit të KPK-së, Hyseni do ta mbajë këtë post për katër (4) vjet dhe do të ketë të drejtë rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së 301-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të drejtuar nga kryesuesi Arian Gashi, ku u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me administrimin, funksionimin dhe përgjegjësitë institucionale të Sistemit Prokurorial të Kosovës.

“Anëtarët e Këshillit Prokurorial zgjedhën prokurorin z.Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnullah Gashi, për një mandat katër (4)-vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një (1) mandat”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Një prej pikave të rendit të ditës ishte Mekanizmi i Raportimit Vjetor për vitin 2025. Në këtë kuadër, para anëtarëve të KPK-së raportuan Agron Bajrami, Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit, dhe Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Pas vlerësimit të këtyre raportimeve, Këshilli miratoi raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, ndërsa raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nuk e miratoi.

Gjatë takimit, KPK-ja u informua edhe për pensionimin e Laura Pulës, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Këshilli vendosi që propozimi për lirimin e saj nga detyra për shkak të pensionimit t’i dërgohet Presidencës së Republikës së Kosovës, në përputhje me procedurat ligjore.

Gjithashtu, u shqyrtua dhe u miratua dorëheqja e Aleksandër Lumezit nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

Këshilli miratoi më tej Raportin e Vlerësimit të Performancës për shtatë (7) prokurorë, në kuadër të lëndës KVPP/413/2026. Në të njëjtën mbledhje, u refuzua edhe kundërshtimi i një prokurori ndaj këtij raporti.

Po ashtu, KPK-ja shqyrtoi kërkesën e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për rihapjen e një procedure disiplinore. Kërkesa u refuzua, pasi Këshilli konstatoi se mungon baza ligjore për rihapje, duke qenë se çështja ishte shqyrtuar dhe vërtetuar në të gjitha instancat gjyqësore.


Shtuar 2.09.2026 19:13

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetvaycasinoBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetmarsbahisjojobet