Avni Islami: Paralajmërimi i Serbisë për 28 qershorin ka prapavijë dhe nuk është koincidencë

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka vlerësuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ndjek të njëjtën frymë retorike si ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviq, duke e ndërlidhur simbolikën e Vidovdanit me politikat nacionaliste të së kaluarës.

Ai ka thënë se njoftimi i Serbisë për zhvillimin e ushtrimeve ushtarake më 28 qershor nuk mund të shihet si rastësi, por si një provokim në aspektin e sigurisë dhe si presion politik i drejtuar ndaj Kosovës.

Të lidhura

None found

Islami ka nënvizuar se institucionet e sigurisë në Kosovë mbeten të përgatitura për çdo situatë, duke theksuar se Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ndodhen në nivel të lartë gatishmërie për të penguar çdo provokim ose incident të mundshëm.

Postimi i plotë:

Aleksandar Vuçiq, ky imitues i Sllobodan Millosheviqit

Përpjekja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ta ringjallur simbolikën nacionaliste të Vidovdanit – në një formë që ngjan me propagandën e Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan më 1989 – paraqet tentativë për rikthimin e politikave të vjetra hegjemone që prodhuan tragjedi në Ballkan.

Fakti që Serbia ka paralajmëruar ushtrime ushtarake pikërisht në këtë datë me peshë historike dhe emocionale nuk është thjesht një koincidencë, por një provokim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe një instrument shantazhi politik kundër Republikës së Kosovës.

Megjithëse këto janë skenarë të vjetruar, institucionet e sigurisë në Kosovë janë të konsoliduara dhe tërësisht të gatshme për të parandaluar çdo lloj provokimi:

Policia e Kosovës, në çdo 28 qershor, e shton praninë dhe monitorimin në zonat e ndjeshme, duke siguruar rendin dhe sundimin e ligjit.

Po ashtu, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është në gatishmëri të lartë për të identifikuar dhe neutralizuar çdo prirje për inskenime apo incidente.


Shtuar 27.06.2026 19:29

casibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas