Haziri: Pa vullnet bashkëpunimi nga partia e parë, vendi nuk del nga kriza

Lutfi Haziri, deputet i zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se stabilizimi dhe normalizimi i institucioneve të Republikës së Kosovës mund të arrihen vetëm përmes bashkëpunimit politik, duke nënvizuar se krizat nuk tejkalohen në mungesë të kësaj kulture.

Në një reagim të publikuar në Facebook, ai është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë një forcë që ka vënë në lëvizje procese të rëndësishme politike në vend.

Të lidhura

None found

“Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën. Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra”, ka shkruar Haziri.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se LDK-ja u ka qëndruar zot angazhimeve të saj politike në raport me të gjitha partitë, sa i përket agjendës shtetërore.

“Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës. Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës”, ka deklaruar ai.

Sipas Hazirit, vendi nuk mund të nxirret nga krizat politike në rast se partia e parë nuk tregon gatishmëri dhe instinkt për bashkëpunim.

“Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për raportet me subjektet e tjera politike, duke dalluar mënyrat e ndryshme të veprimit të tyre.

“Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në”, ka deklaruar ai.

Haziri ka theksuar më tej se edhe çështjet strategjike për vendin kërkojnë bashkërendim të gjerë politik.

“Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike”, ka thënë ai.

Në përmbyllje, ai ka përsëritur se bashkëpunimi mbetet elementi themelor për funksionimin e shtetit.

“Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj”, ka përfunduar Haziri.


Shtuar 27.06.2026 19:30

casibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas