Autoritetet kroate lirojnë shtetasin e Kosovës Bajram Bajrami, i ndaluar mbi bazën e urdhër-arrestit serb

Shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është liruar nga autoritetet kroate, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Sipas ministrisë, lirimi i tij u bë i mundur pas ndërhyrjes së institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimit me autoritetet përkatëse të Kroacisë.

Të lidhura

None found

Bajram Bajrami ishte ndaluar në Kroaci në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, për pretendime lidhur me kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës, në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u angazhua që në momentet e para të ndalimit për të ndërmarrë hapat e nevojshëm institucionalë.

Më 14 gusht 2026, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, Damir Habijan, dhe autoriteteve kompetente, Gërvalla kërkoi lirimin e menjëhershëm të shtetasit kosovar. Në të njëjtën shkresë, ajo shprehu shqetësimin për përdorimin e urdhër-arresteve të Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Rasti u diskutua gjithashtu në një bisedë telefonike ndërmjet ministres Gërvalla dhe homologut të saj kroat. Gjatë komunikimit u theksua se qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga pretendime të tilla të Serbisë.

Po ashtu, sipas qëndrimit të përcjellë nga ministria, për veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës kompetencën e kanë institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Ministria e Drejtësisë e ka vlerësuar lirimin e Bajramit si një dëshmi se institucionet e Kosovës do të qëndrojnë pranë qytetarëve të saj përballë përpjekjeve të Serbisë për t’i ndjekur apo ndaluar përmes mekanizmave ndërkombëtarë.

Institucioni ka përsëritur se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbrojë qytetarët e saj, të drejtat dhe dinjitetin e tyre, si dhe të vërtetën për luftën e drejtë çlirimtare.

Ministria ka theksuar gjithashtu se drejtësia nuk mund të përdoret si instrument politik kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës.


Shtuar 22.09.2026 17:04

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet