As Gjermani e as Francë, zbuloni për kë bën tifo Mc Kresha

Mc Kresha është shumë i apasionuar pas sporteve. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ekipi Evropian’, ku ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit dhe ka analizuar në detaje disa raste të kombëtareve që po marrin pjesë në Kampionatin Europian.

Ndër të tjera Kresha ka zbuluar që në këtë Europian është tifoz i kombëtares së Turqisë, gjë që i ka habitur të gjithë që mendonin se reperi mund të jetë fansa i ndonjë nga skuadrat e madhe siç janë Gjermania apo Spanja.

Kujtojmë se para disa ditësh në media qarkulloi lajmi se Mc Kresha do të linte muzikën për t’ju përkushtuar besimit të tij fetar. Shkak u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Mirëpo sipas “Prive” ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore. Nuk është diçka e re dhe e papritur falja e xhumasë nga ana e reperit, sepse gjithmonë ai ka qenë një besimtar i devotshëm i fesë myslimane.

Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Në një intervistë të dhënë pak vite më parë, Mc Kresha u shpreh se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.

“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.

Shtuar 16.06.2021 13:43