Armend Mehaj fiton konsultimin për Presidentin, përpara Osmanit dhe Konjufcës

Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes, ka kryesuar konsultimin qytetar për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, të zhvilluar nga Instituti Strategjik për Drejtësi, Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, Analizë të Politikave Publike dhe Anti-Korrupsion (ISDMAK).

Të lidhura

None found

Rezultatet përfundimtare të publikuara nga ISDMAK bëjnë të ditur se procesi është mbyllur më 1 shtator 2026. Në këtë konsultim, qytetarët mund të zgjidhnin mes 18 emrave të propozuar për kreun e shtetit.

Me 11 mijë e 534 vota, që përbëjnë 27.0% të totalit, Mehaj është renditur në krye të listës.

Vjosa Osmani ka zënë vendin e dytë me 7 mijë e 905 vota ose 18.5%, ndërsa Glauk Konjufca është pozicionuar i treti, me 7 mijë e 312 vota ose 17.1%.

Bedri Hamza ka marrë 5 mijë e 809 vota, duke siguruar 13.6% të totalit. Pas tij vjen Ramush Haradinaj me 3 mijë e 668 vota, ose 8.6%.

Në vijim të renditjes janë Lumir Abdixhiku me 1,044 vota (2.4%), Memli Krasniqi me 767 (1.8%), Albulena Haxhiu me 525 (1.2%) dhe Atifete Jahjaga me 493 vota (1.2%).

Lista vijon me Saranda Bogujevcin, e cila ka marrë 450 vota (1.1%), Veton Surroin me 436 (1.0%), Arben Vitinë me 430 (1.0%), Muhamet Mustafën me 422 (1.0%), Fatonime Mulhaxha-Kollçakun me 417 (1.0%), Lutfi Pecin me 392 (0.9%), Ferdije Bunjakun me 385 (0.9%), Enver Hasanin me 380 (0.9%) dhe Hatixhe Hoxhën me 367 vota (0.9%).

ISDMAK ka sqaruar se konsultimi nuk ka për qëllim të zëvendësojë procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta apo kompetencat e Kuvendit. Sipas institutit, nisma synon të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve si orientim publik në kushtet e bllokadës politike në vend.

Në përfundim të konsultimit, 18 kandidatët kanë grumbulluar gjithsej 42 mijë e 636 vota.


Shtuar më 6.09.2026 10:22

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş