AKP nxjerr në shitje 260 asete të ritenderuara, miraton vendime për likuidimin dhe qiradhënien

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka vendosur të publikojë listën e 260 aseteve të ritenderuara, të cilat do të ofrohen për shitje së shpejti përmes procedurës së likuidimit.

Të lidhura

None found

Lista do të bëhet publike në kuadër të ciklit të shitjes “SHAL 75” dhe përfshin gjithsej 260 asete të ritenderuara.

Ky vendim, së bashku me një sërë çështjesh të tjera që lidhen me privatizimin, likuidimin, qiradhënien dhe administrimin institucional, u miratua në mbledhjen e rregullt të Bordit të mbajtur më 29 korrik.

Gjatë trajtimit të shitjeve përmes negocimit të drejtpërdrejtë, Bordi miratoi dy kërkesa për hapat e mëtejshëm proceduralë, ndërsa refuzoi 12 kërkesa të tjera. Po ashtu, u miratuan 10 raporte përfundimtare dhe u autorizua vijimi i procedurave për kontratat e shitjes.

Për dy ndërmarrje shoqërore, Bordi miratoi ndarjen e 261.736.50 eurove për kreditorët. NSh “Xim Strezovci” do të shpërndajë 236.900.20 euro për 64 kreditorë, ndërsa NSh “Komogllava” 24.836.30 euro për tetë kreditorë. Vendim u mor edhe për një buxhet shtesë për pesë ndërmarrje shoqërore, ku proceset e likuidimit nuk kanë përfunduar ende.

Sa i përket banesave në pronësi shoqërore, një kërkesë për blerje u miratua, ndërsa tri kërkesa u hodhën poshtë për shkak të mungesës së dokumentacionit. Në një rast tjetër, Bordi shpalli mungesë kompetence, pasi kërkesa nuk kishte të bënte me një ndërmarrje shoqërore.

Në lidhje me dhënien me qira të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që administrohen drejtpërdrejt, Bordi shqyrtoi pesë asete. Për njërin prej tyre nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërsa ofertat për katër asetet e tjera u refuzuan, pasi çmimet referuese do t’i nënshtrohen rivlerësimit.

Sipas njoftimit për media, Bordi u informua edhe për rezultatet e procesit të qiradhënies publike të 73 njësive të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim. Në këtë proces u miratuan tetë qira komerciale dhe 22 qira vjetore. Për pjesën tjetër të aseteve nuk pati oferta ose ofertuesit u tërhoqën për shkak të çështjeve pronësoro-juridike.

Gjatë mbledhjes u miratua edhe Raporti gjashtëmujor i punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2026. Bordi miratoi gjithashtu Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me kërkesat e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Një tjetër vendim lidhet me metodologjinë e përcaktimit të çmimit orientues për shitjen e aseteve. Sipas ndryshimeve të miratuara, zbritja do të jetë 0 për qind në tenderimin e parë, 10 për qind në të dytin, 20 për qind në të tretin dhe 40 për qind nga tenderimi i katërt. Synimi i këtij ndryshimi është rritja e transparencës dhe parashikueshmërisë së procesit.

Bordi vendosi po ashtu që, pas përmbylljes së procedurave përkatëse, në njërën nga mbledhjet e ardhshme të shqyrtojë dhe miratojë Rregulloren për NSh “Inex Sharr Planina Brezovicë”.


Shtuar 31.07.2026 10:56

Tags: , ,
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort