Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se partia e tij do të përfaqësohet në Grupin Punues të krijuar për Gjykatën Speciale.
Të lidhura
None found
Abdixhiku bëri të ditur se i ka kërkuar shefes së grupit parlamentar të propozojë deputetin Kujtim Shala si anëtar të këtij grupi.
“Sigurisht që do të marrim pjesë. Shefes së grupit parlamentar i kërkova të propozojë akademik Kujtim Shalën. Në rast se akademik Kujtim Shala nuk mund të jetë pjesë e grupit, atëherë me siguri do të marrë pjesë vetë Jehona Lushaku Sadriu”, u shpreh ai.
Ai shtoi se çdo nismë e përbashkët kombëtare është e mirëpritur, për sa kohë qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen me iniciativa pa efekt juridik, duke theksuar se çdo gjë tjetër është e pranueshme.





