12,934 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 85.334, nga 401.480 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkohë që numri i personave që kanë humbur jetën është 1.813.

Deri më tani 12.934 janë aktualisht aktiv me koronavirus.

Instituti përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.


Shtuar 26.03.2021 09:16