“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme”, Basha premton ndryshim për shqiptarët

Pasditen e djeshme, nisi zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në rrjetin social “Facebook” momente nga fushata elektorale zhvilluar ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”.

Basha shprehet se ishte një mbrëmje e mrekullueshme, duke shtuar se të gjithë bashkë do të sjellin ndryshim, që të fitojë Shqipëria.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!”, shkruan Basha . /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.03.2021 09:12