Pozicioni i gjumit: Me shpinë
Nëse flini me krahët e ulur, gjasat janë që të jeni të rezervuar dhe nëse krahët i keni zakonisht të shtrirë - jeni mendjehapur dhe të relaksuar, të qetë. Ju keni standarde të larta jo vetëm për veten tuaj, por edhe për të tjerët. Njerëzit ju vlerësojnë për aftësitë që keni për të dëgjuar miqtë dhe të afërmit.
Pozicioni i gjumit: Me bark
Jeni unikë në llojin tuaj, me siguri keni aftësi të mira për biznes, tregti. Keni vetëvlerësim të lartë, por ndonjëherë mbylleni në vete dhe dëshironi të mos flisni me askënd. Përveç këtyre, i urreni kritikat.
Pozicioni i gjumit: Në anë
Nëse flini në pozicion "fetusi" (gjunjët afrohen te kraharori) jeni të ashpër nga jashtë, por thellë thellë jeni të brishtë si një bebe. Nëse flini në anë, jeni njerëz socialë dhe gjithmonë gati për aventura.