S’mund të ishin më të lumtur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha shfaqen bashkë (FOTO LAJM)

Robert Berisha dhe Nora Istefi prej kohësh jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, por kur vjen puna tek Renee ata bashkohen. Sa herë që flitet për sukseset e të voglës ata bëhen të tre bashkë si familje për të festuar me njëri-tjetrin dhe për t’i treguar të voglës se ata do t’i ketë gjithmonë në krahë.

Renee ka përfunduar ciklin e parashkollorit dhe  është diplomuar. Në ceremoninë e diplomimit të vogëlushes kanë qenë të pranishëm të dy artistët, si Nora po ashtu edhe Roberti. Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, e cila shfaqet përkrah miqve të saj,

“Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime”, shkruan Nora në një postim.

Më pas ajo ka publikuar dhe një video të shkurtër në të cilën Roberti shihet duke mbajtur mbi shpatulla të voglën. Kështu, Nora na ka vërtetuar dhe një herë se ajo dhe ish-bashkëshorti vazhdojnë të ruajnë raportet miqësore për hir të vajzës.

Kujtojmë se para disa javësh, Renee festoi 6-vjetorin e lindjes dhe Nora me Robertin i bënë dhurata e dedikime speciale në rrjete sociale. Ata të dy u bënë bashkë për t’i dhuruar vogëlushes një mik të ri, një qenush të vogël, me të cilin Renee u dashura menjëherë


Shtuar 18.06.2021 09:45