Trafikoi 613 kg kokainë, Apeli lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, i cili ka trafikuar 613 kg kokainë të fshehur në banana. Tashmë ai do të vuajë 14 vite burg.

I njëjti vendim u dha dhe për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun.

Avokati mbrojtës i Aber Çekajt, Maks Haxhia, është shprehur se vendimi është dhënë pa asnjë provë.

“Vendimi është dhënë pa asnjë provë. Nuk e di çfarë emri t’i vendos kësaj gjykate që është thyer në notere të Prokurorisë”.

Çekaj është gjetur fajtor sipas Gjykatës, për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, përmes kontenierëve me banane. Vetë Çekaj i ka mohuar akuzat, duke thënë se ai është përgjegjës vetëm për frutat, dhe jo për kontenierët, pasi ato i përkasin një kompanie tjetër.

Me të njëjtën skemë, disa ditë më parë u arrestua dhe babai i tij, në frutat e të cilit, që ishin porositur po nga Amerika Latine, u gjet një sasi prej 49 kilogramësh kokainë./albeu.com

 

Shtuar 18.06.2021 09:44