Pacolli: Gjykata vendosi masë sigurie për mbi 68 ari pronë të Universitetit të Prishtinës

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, bëri të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masë sigurie për një sipërfaqe prej mbi 68 ari në zonën e Fakulteteve Teknike të Universitetit të Prishtinës.

Të lidhura

None found

Sipas Pacollit, ky vendim përbën një hap të rëndësishëm për ruajtjen e pronës publike dhe parandalimin e tjetërsimit të saj. Ajo tha se kjo çështje ishte ngritur dhe trajtuar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, të cilin e ka drejtuar si kryetare.

Pacolli shprehu kënaqësinë për vendimin e gjykatës dhe tha se masa e sigurisë mbron pronën e Universitetit të Prishtinës nga rreziku i tjetërsimit.

Ajo vlerësoi gjithashtu kontributin e deputetëve në adresimin e kësaj çështjeje, duke veçuar angazhimin e ish-deputetit Milazim Salijaj. Sipas saj, së bashku kanë kërkuar që pretendimet dhe dyshimet lidhur me këtë pronë të hetohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente.

Ministrja në detyrë deklaroi se do të vijojë angazhimin për mbrojtjen e pronave publike përmes ligjit dhe përgjegjësisë institucionale.


Shtuar 5.09.2026 15:40

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisgrandpashabetMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelergrandpashabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisholiganbetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis