Këtë të shtunë, gjatë një interviste të dhënë për Euronews Albania, Florjan Binaj, ka folur për mundësinë e një përfshirjeje më të drejtpërdrejtë në politikë dhe për angazhimin e tij qytetar.
I pyetur nëse mund të garojë si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës ose, në një tjetër skenar, të bëhet pjesë e një fronti të përbashkët opozitar, aktori dhe aktivisti u përgjigj shkurt: “Po”.
Të lidhura
None found
Pas kësaj përgjigjeje, gazetarja kërkoi të mësonte se cilat janë arsyet që e kanë çuar Binajn drejt një mundësie të tillë kandidimi.
Ai shpjegoi se bëhet fjalë për një përgjegjësi që duhet ta marrë përsipër çdo person që beson se ka mundësi të ndikojë në përmirësimin e shoqërisë.
“Ku hahet më çon që mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri”, u shpreh Binaj.
Sipas tij, ndryshimi nuk mund të realizohet vetëm përmes rrjeteve sociale apo mbështetjes virtuale, por kërkon përfshirje dhe veprime konkrete.
“Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet, dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ave, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi aktori.
Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë nëse Florjan Binaj do të hyjë në garë si kandidat i pavarur apo do t’i bashkohet një koalicioni më të gjerë opozitar.
