Zjarret në Himarë, Ina Zhupa: Bashkia ka mbi 130 milionë euro tendera, por shërbimi zjarrfikës nuk përballon emergjencat

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për situatën e rëndë të krijuar nga zjarret në Himarë, duke akuzuar bashkinë se nuk po i përdor fondet publike për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.

Sipas Zhupës, Himara ka një buxhet të lartë dhe vetëm gjatë këtij viti tenderat, sipas saj, kapin mbi 130 milionë euro, ndërsa shërbimi zjarrfikës vazhdon të mos ketë mjetet, pajisjet dhe kapacitetet e duhura për të ndërhyrë në kohë.

Të lidhura

None found

Deputetja i ka bërë thirrje Bashkisë së Himarës që të miratojë menjëherë një fond të posaçëm për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga zjarri, duke kërkuar vlerësim real të dëmeve dhe pagesë të shpejtë.

Zhupa shprehet se ngjarja ka nxjerrë në pah mungesën e vullnetit politik për t’i orientuar paratë publike drejt shërbimeve që mbrojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.

Sipas saj, Himara është mbushur me beton, ndërsa buxheti i bashkisë është pasuruar me miliona euro, edhe përmes dhurimit të tokave publike për investitorët strategjikë. Ajo thekson se Bashkia e Himarës ka rreth 10 mijë euro buxhet për frymë, ndërsa Tirana, qyteti më i madh dhe fuqia kryesore ekonomike e vendit, ka më pak se 1 mijë euro për frymë.

Zhupa thotë se vetëm brenda një viti janë dhënë mbi 130 milionë euro tendera nga Vangjel Tavo. Me këto fonde, sipas saj, Himara duhej të kishte një shërbim zjarrfikës model, të pajisur me mjete, personel dhe kapacitete për të reaguar menjëherë sapo të shfaqej zjarri.

Ajo kritikon faktin që ndërhyrja, sipas saj, vonohet deri në momentin kur flakët marrin përmasa që tejkalojnë mundësitë e shërbimeve lokale.

Deputetja vlerëson se kur fondet publike shpenzohen për fasada, projekte dhe tendera zbukurimi, në vend që të investohen në shërbimet që mbrojnë jetën dhe pronën, koston e paguan qytetari.

“Qytetari paguan me shtëpinë që i digjet, me tokën që humbet, me biznesin që shkatërrohet dhe me kursimet e një jete që zhduken brenda pak orësh”, shprehet Zhupa.

Ajo kërkon që Bashkia e Himarës të marrë urgjentisht vendim për krijimin e fondit të dëmshpërblimit, duke argumentuar se institucioni ka kapacitetet financiare për t’i mbështetur banorët e prekur.

Zhupa thekson se banorët nuk kanë humbur vetëm hektarë tokë të djegur, por edhe shtëpitë, pronat, vendet e punës, kursimet dhe mundin e një jete.

Sipas saj, paratë publike duhet të përdoren për qytetarët, të cilët nuk mund të lihen të braktisur përballë këtyre humbjeve të mëdha.


Shtuar 5.09.2026 11:55

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis