Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, priti në selinë e misionit në Prishtinë Dirk Schubelin, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Të lidhura
None found
Dirk Schubel është emëruar së fundmi në këto dy funksione.
Gjatë takimit u shqyrtua situata e sigurisë në Kosovë, ndërsa palët diskutuan edhe për forcimin e koordinimit mes tyre, njoftoi KFOR-i.
Komandanti Ulutash vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes misionit të KFOR-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
KFOR-i bëri të ditur se vijon përmbushjen e mandatit të tij, me synim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe ruajtjen e lirisë së lëvizjes.
Misioni i NATO-s në Kosovë theksoi se vepron në mënyrë të paanshme dhe bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke respektuar përgjegjësitë përkatëse të secilit në fushën e sigurisë.
