Formacionet zyrtare të Prishtinës dhe Vushtrrisë për përballjen e javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës janë bërë publike.
Të lidhura
None found
Prishtina do ta presë Vushtrrinë në stadiumin me bari natyral të Kampit Nacional në Hajvali, ndërsa ndeshja do të nisë në orën 16:00.
Skuadra kryeqytetase, e drejtuar nga Orges Shehi, ka regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e para dhe kërkon ta vazhdojë serinë pozitive me triumfin e tretë radhazi, për ta nisur në mënyrë të përsosur sezonin.
Vushtrria e Besnik Kollarit, nga ana tjetër, vjen pas tri humbjeve në po aq ndeshje dhe do të përpiqet të shkaktojë befasi, duke siguruar pikët e para të sezonit.
Të dy trajnerët kanë vendosur të hedhin në fushë formacionet më të mira që kanë në dispozicion.
Prishtina: Iljazi; Bytyqi, Halili, Poçi, Saletic; Zeqiri, Baftiu; Selmani, Krasniqi, Diatta; Kryeziu.
Vushtrria: Isufi; Islami, Spahiu, Miftari, Maxhuni; Paloka, Bahtiri, Behrami, Ademi Demiri; Statovci.
