Aksioni në Rezallë, Elshani konfirmon rrënimin e objekteve pa leje

Në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut po zhvillohet një operacion për prishjen e disa ndërtimeve të kryera pa leje.

Të lidhura

None found

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka deklaruar për KosovaPress se pjesëtarët e policisë janë angazhuar për t’u ofruar mbështetje inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Njësitë përkatëse të Policisë janë duke asistuar inspektorët e Ministrisë së Mjedisit gjatë aksionit për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Fushata për largimin e ndërtimeve ilegale në hapësirën përreth Liqenit të Ujmanit ka nisur më 21 korrik 2026.

Më 30 korrik, ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, njoftoi se deri në atë datë ishin rrënuar 17 objekte, mes tyre edhe vila.

“Deri tani, në zonën përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar 17 objekte/vila. Ky aksion do të vijojë pa kompromis dhe do të zgjerohet edhe në zona të tjera të Kosovës, për të mbrojtur pronën publike dhe për të garantuar zbatimin e ligjit”, kishte shkruar Pacolli.


Shtuar 4.09.2026 14:00

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş