Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë një kallëzim penal ndaj një individi dhe një subjekti juridik, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Fshehje të tatimit”, të parashikuar në nenin 279 të Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar, B.Z., si pronar dhe drejtues i personit juridik të kallëzuar, nuk ka deklaruar si të ardhura detyrimet e vjetra dhe të papaguara, në vlerë të përgjithshme prej 30.946.170 denarësh, të pasqyruara në bilancin bruto të vitit 2025. Kallëzimi thekson se këto detyrime kishin parashkruar në bazë të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve dhe se për arkëtimin e tyre nuk ishte nisur asnjë proces gjyqësor.
Megjithëse ishte i detyruar ta bënte këtë, i kallëzuari nuk e ka përfshirë detyrimin tatimor në bilancin tatimor të vitit 2025. Për pasojë, ai nuk ka përllogaritur, deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat në shumën prej 3.094.617 denarësh.
Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu se huatë prej 14.254.665 denarësh, të dhëna personave fizikë dhe të pashlyera deri në përfundim të vitit, nuk janë regjistruar si shpenzime të papranuara për qëllime tatimore. Për këtë shumë, pretendohet se nuk është llogaritur, raportuar dhe paguar tatimi mbi të ardhurat prej 1.425.467 denarësh.
“Përmes këtyre veprimeve, personi fizik dhe personi juridik nuk kanë përllogaritur, deklaruar dhe paguar detyrimet tatimore të përcaktuara me ligj, duke i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumën totale prej 4.520.084 denarësh”, bëri të ditur Drejtoria e Policisë Financiare.
