Javier Milei, presidenti i Argjentinës, i ka rritur ndjeshëm tensionet me Mbretërinë e Bashkuar duke kërcënuar me sanksione kompanitë që mendojnë të kërkojnë dhe nxjerrin naftë në ujërat përreth Ishujve Falkland.
Të lidhura
None found
Duke ripërsëritur qëndrimin se ishujt, të njohur në vendin e tij si Las Malvinas, i takojnë Argjentinës, Milei theksoi se vendburimi i naftës Sea Lion, i cili llogaritet të ketë rreth 1.7 miliardë fuçi rezerva, paraqet një “rrezik të menjëhershëm dhe konkret”.
Iniciativa përfshin kompaninë britanike Rockhopper Exploration dhe firmën izraelite Navitas Petroleum, të cilat synojnë të fillojnë operacionet gjatë viteve në vazhdim.
Qeveria britanike ka hedhur poshtë pretendimet e Mileit, duke nënvizuar se banorët e Falklandit gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shfrytëzimit të burimeve të tyre natyrore.
Klima e acaruar është thelluar më tej pas komenteve të Donald Trump, i cili ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të rishikojnë pozicionin e tyre lidhur me çështjen e ishujve.
Mosmarrëveshja mbi këto territore shpërtheu në konflikt të armatosur në vitin 1982 midis Argjentinës dhe Britanisë së Madhe. Gjatë një referendumi të mbajtur në vitin 2013, 99.8% e votuesve në ishuj zgjodhën të mbeteshin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
