Protesta qytetare në Divjakë kundër reformës territoriale administrative ka hyrë në ditën e 35-të, ndërsa banorët kërkojnë që qyteti të ruajë statusin e bashkisë.
Pavarësisht se numri i qytetarëve të pranishëm në shesh është zvogëluar gradualisht, organizatorët dhe pjesëmarrësit këmbëngulin se nuk do ta ndalin qëndresën. Sipas tyre, mbrojtja e identitetit të Divjakës dhe kundërshtimi i çdo vendimi që rrezikon ekzistencën e saj si njësi administrative e veçantë mbeten objektivat kryesorë.
Të lidhura
None found
Banorët thonë se deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete nga institucionet e pushtetit vendor apo nga autoritetet qendrore.
Për këtë arsye, ata njoftojnë se do të mblidhen çdo mbrëmje në sheshin kryesor të qytetit, duke kërkuar që çështja e Divjakës të shqyrtohet dhe të marrë një përgjigje.
Protesta e mbrëmjes së 35-të përfundoi me një marshim në rrugët e qytetit. Gjatë tij u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër qeverisë, administratës së bashkisë dhe kryetarit të saj.
Qytetarët shprehen se do ta vijojnë protestën edhe gjatë ditëve të ardhshme, pa e kushtëzuar qëndrimin e tyre nga numri i pjesëmarrësve.
