Pak para nisjes së sezonit të ri në Kategorinë e Parë, Iliria ka përforcuar organikën me dy futbollistë. Klubi nga Fushë-Kruja ka zyrtarizuar transferimin e Edon Hasanit dhe Etrit Gjuzit.
Hasani i bashkohet skuadrës si lojtar i lirë, pasi sezonin e kaluar luajti për Besën e Kavajës. Mesfushori 34-vjeçar ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, ku ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë, Kuksit, Tiranës, Elbasanit dhe Kastriotit. Për të, kjo do të jetë paraqitja e tretë në Kategorinë e Parë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Etrit Gjuzi vjen te Iliria nga Teuta në formën e huazimit për një vit. Ai ka qenë pjesë e ekipit të parë durrsak dhe është aktivizuar gjithashtu me Kombëtaren Shqiptare U17.
