Pas emërimit në postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin.
Spahiu ka deklaruar se do të angazhohet për të avancuar çdo përgjegjësi dhe zotim të qeverisë në detyrën e re.
Të lidhura
None found
Një falënderim të veçantë ajo i ka adresuar Profesore Evis Salës, për punën dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.
Po ashtu, ministrja e re ka shprehur mirënjohjen për të gjithë miqtë, të njohurit dhe miqtë virtualë që i kanë dërguar mesazhe urimi.
Duke sqaruar se nuk ka mundësi t’u përgjigjet të gjithëve, Spahiu e ka mbyllur mesazhin me fjalët:
FALEMINDERIT NGA ZEMRA!
