Zona e Kalivacit në Lezhë është përfshirë nga një zjarr i madh, i cili po paraqet rrezik për banesat dhe hapësirat e banuara.
Era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë situatën gjithnjë e më të vështirë dhe duke zgjeruar sipërfaqen e përfshirë nga zjarri.
Të lidhura
None found
Banorët ndodhen në terren së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, që po përpiqen të kufizojnë përhapjen dhe të neutralizojnë flakët.
Afërsia me zonën e banuar dhe ritmi i shpejtë i përhapjes e mbajnë situatën shqetësuese, ndërsa nevojitet ndërhyrje e menjëhershme.
