Berisha niset të premten drejt SHBA-së, zbardhet axhenda dhe delegacioni shoqërues

Sali Berisha pritet të udhëtojë të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të qëndrojë për 7 ditë dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.

Një prej angazhimeve kryesore të tij do të jetë pjesëmarrja në Konventën Kombëtare Republikane, e cila do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës, kreu i PD-së do të zhvillojë gjithashtu dy takime me komunitetin shqiptar. Takimi i parë është planifikuar në Nju Jork të dielën, më datë 6, ndërsa i dyti do të mbahet të martën, më datë 8, në Texas.

Përveç këtyre aktiviteteve, Berisha mund të takohet edhe me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, megjithëse deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për këto takime.

Delegacioni që do ta shoqërojë kryedemokratin përbëhet nga nënkryetari i PD-së, Belind Këllici, deputetët Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, si edhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Enri Ceno.

Kjo do të jetë vizita e parë e Berishës në SHBA pas gati 14 vitesh. Udhëtimin e fundit përtej Oqeanit e kishte bërë në vitin 2012, kur mbante detyrën e kryeministrit të vendit.


Shtuar 3.09.2026 17:55

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahisultrabet adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetultrabet adresijojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritkingJojobetmarsbahis giriş