Trump paralajmëron Iranin: Çdo hakmarrje ndaj SHBA-së do të sillte shkatërrim të plotë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni i ka ofruar Iranit “shumë shanse”, ndërsa ka shprehur dyshime për vlefshmërinë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Teheranin.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste telefonike për Fox News, Trump tha se një marrëveshje me Iranin nuk do të kishte asnjë vlerë.

“Mendoj se një marrëveshje me ta nuk ia vlen as letrës mbi të cilën është shkruar. Ne u dhamë shumë shanse.”

Ai paralajmëroi po ashtu se Irani do të përballej me pasoja nëse do të kryente sulme në shenjë hakmarrjeje kundër SHBA-së.

Sipas Fox News, presidenti amerikan u shpreh se një reagim ushtarak iranian do të çonte në “shfarosjen e plotë” të Iranit.

Trump pretendoi gjithashtu se forcat amerikane kishin goditur dhe shkatërruar pajisje të rëndësishme radarësh të Iranit.

Korrespondenti i Fox News, Trey Yingst, raportoi se Trump kishte thënë se SHBA-ja kishte goditur edhe sistemet që Irani po përpiqej t’i rindërtonte pas sulmeve të mëparshme.

“Ky është një goditje shumë e madhe sot. Nëse ndodh për herë të tretë, ata do të shkatërrohen plotësisht si vend.”


Shtuar 1.09.2026 21:28

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet