Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. shte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor ndaj Gaziantepit në kampionatin turk, duke dhuruar një asist dhe duke shënuar një gol.
Fillimisht, gjatë zhvillimit të një goditje këndi në fundin e pjesës së parë, Muçi dërgoi një top me kokë te Saviç, i cili u tregua i saktë.
Të lidhura
None found
Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, Muçi u shfaq sërish, këtë herë duke “rrëmbyer” skenën. 25-vjeçari realizoi një gol mjaft të bukur, me një goditje nga distanca, e cila ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri.
Një tjetër paraqitje pozitive për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, që po tregon një formë mjaft të mirë. Pas sfidës, përformanca e tij u vlerësua me notën e lartë 9.3. Në këtë sezon, Muçi numëron 3 gola dhe 6 asiste.







