Pas sulmeve të fundit amerikane, Irani ka reaguar përmes zëdhënësit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Sardar Mohebi, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të përballen me një kundërpërgjigje të fortë.
Të lidhura
None found
Mohebi e bëri deklaratën përmes një postimi në rrjetin social X, ku shkroi: “Dënim i rëndë i pret agresorët dhe Amerika do të pendohet për sulmet e saj të reja.”
Reagimi i tij erdhi pak kohë pasi Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte nisur sulme të reja kundër objektivave të IRGC-së në Iran.
Përplasja e deklaratave ka shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm mes Uashingtonit dhe Teheranit. Situata tensionohet edhe më shumë pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen me forcë edhe më të madhe nëse Irani ndërmerr hakmarrje.
