Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një 65-vjeçar, babai i 27-vjeçarit, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, dy trupat e pajetë u zbuluan pas një informacioni të pranuar rreth orës 08:47 të 1 nëntorit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Nga hetimet fillestare, Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur brenda familjes.
I dyshuari 65-vjeçar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e Rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.








