Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, mund të transferohet tek Interi gjatë kësaj vere.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po e shohin sulmuesin si zëvendësues ideal i Romelu Lukakut që pritet të shitet te Chelsea.
Madje klubi italian thuhet se ka gati ofertën për sulmuesin 27-vjeçar.
Për Belottin interesim ka shprehur edhe Atalanta.