Antidjersa është me efektive nëse e hidhni në darkë dhe ja pse

A e dini që duhet ta hidhni antidjersën në mbrëmje? Nëse po, sa mirë për ju. Nëse jo, jeni në artikullin e duhur. Nëse jeni skeptikë se pse duhet të hidhni antidjersë para se të shkoni në shtrat, na lejoni të shpjegohemi.

Gjatë natës, temperatura e trupit bie dhe djersiteni më pak. Kur gjëndrat e djersës janë më pak aktive, mund të jenë në gjendje të thithin më shumë përbërës aktivë që kanë si synim të reduktojnë djersitjen, shpjegoi për Allure kimistja kozmetike Ni’kita Wilson.

Me fjalë të tjera, gjatë natës, antidjersa ka kohë të bllokojë në mënyrë aktive kanalet e djersës.

Për fat të mirë, aplikimi i antidjersës në mbrëmje vlen edhe për njerëzit që preferojnë të bëjnë gjithmonë dush në mëngjes, pasi studimet kanë treguar se nëse e hidhni antidjersën para gjumit, ajo do të funksionojë në mëngjes edhe nëse bëni dush.

Duhet të theksohet se ky rregull vlen vetëm për produktet që kanë si synim të pakësojnë djersiten dhe për deodorantët që përmbajnë “antiperspirants” (përbërës kundër djersitjes). Nëse përdorni produkte që bllokojnë vetëm aromat (jo djersën), koha e aplikimit nuk përbën ndryshim.


Shtuar 6.08.2021 10:59