Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politik në një vilë qeveritare, shmanget selia e PS-së

Takimi i kryeministrit Edi Rama me 12 drejtuesit politikë të PS-së dhe ministrat ka nisur në një vilë qeveritare në periferi të Tiranës.

Mbledhja ishte planifikuar të zhvillohej në selinë e Partisë Socialiste, por vendndodhja u ndryshua pas thirrjeve për protestë para selisë rozë dhe paralajmërimeve se pjesëmarrësit mund të qëlloheshin me vezë.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve nga PS, të cituara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, vendimi për të mos e mbajtur takimin në selinë e partisë lidhet me dy arsye.

Shkak i parë ishte shmangia e incidenteve të mundshme në një zonë të frekuentuar nga shumë turistë, ku do të ishte e vështirë të sigurohej një perimetër i gjerë sigurie.

Arsyeja e dytë kishte të bënte me synimin për të mos i dhënë “ushqim” algoritmit të protestës, e cila pritej të prodhonte video me momentet e goditjes me vezë të ministrave dhe drejtuesve politikë.

Takimi i sotëm shihet si vazhdim i diskutimeve të zhvilluara në Pogradec dhe synon përshpejtimin e zbatimit të angazhimeve të përcaktuara në dokumentet “Besa” dhe “Pasqyra Albania”.

Gjatë qëndrimit në Pogradec, Edi Rama u kërkoi drejtuesve politikë të nisnin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale. Për këtë arsye, nuk përjashtohet që kjo çështje të jetë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme.

Që prej kësaj të shtune, drejtuesit politikë do të nisin një tur në 12 qarqe, së bashku me deputetët e PS-së, për t’i shpjeguar bazës socialiste dokumentet “Besa” dhe “Pasqyra Albania”.


Shtuar 28.08.2026 17:38

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahis