Transferimi i Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germain te Liverpooli duket gjithnjë e më pranë konkretizimit, ndërsa sulmuesi francez pritet të udhëtojë drejt Anglisë të shtunën.
Sipas L’Équipe, PSG-ja dhe Liverpooli kanë arritur marrëveshje për kalimin e 23-vjeçarit, në një operacion me vlerë rreth 140 milionë euro.
Të lidhura
None found
Pas mbërritjes në Angli, Barcola do të merret me hapat e fundit të transferimit të tij te klubi nga Anfield.
Francezi pritet të përfundojë detajet e mbetura të marrëveshjes, t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën me Liverpoolin.
Klubi anglez ka këmbëngulur për ta siguruar shërbimin e tij, duke shtuar alternativat në repartin ofensiv.
Marrëveshja mes dy klubeve raportohet se është arritur të enjten. Nëse përfundon, shifra prej rreth 140 milionë eurosh do ta rendiste Barcolan mes transferimeve më të kushtueshme në historinë e Ligës Premier.
