Ergys Agasi u paraqit sot përpara GJKKO-së, e cila shqyrtoi masën e sigurisë ndaj tij pas arrestimit, rreth 8 muaj pasi ishte shpallur në kërkim. Gjykata vendosi të lërë në fuqi “arrestin me burg” për çështjen që lidhet me dosjen e AKSHI-t.
Mbrojtësi i tij, avokati Maks Haxhia, deklaroi se Prokuroria ka paraqitur një akuzë të re, atë të korrupsionit pasiv. Ai njoftoi gjithashtu se vendimi i gjykatës do të ankimohet.
Të lidhura
None found
