Avokati Maks Haxhia ka zbardhur detaje nga seanca e zhvilluar sot në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj Ergys Agasit.
Sipas tij, pas analizimit të provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, akuza për heqje të paligjshme të lirisë në ngarkim të Agasit nuk qëndroi më.
Të lidhura
None found
Haxhia tha se në seancë u paraqit akuza për korrupsion pasiv, ndërsa vlerësoi se pasiguria e materialit të dorëzuar deri tani ka ndikuar në përpjekjen për të ushtruar presion ndaj gjykatës.
Ai shtoi se klienti i tij dha shpjegime, duke këmbëngulur se nuk ka marrë pjesë asnjëherë në tendera, nuk ka përfituar prej tyre dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale të përfshira në presione të ndryshme.
