Arsenali, kampion i Anglisë, ka hapur bisedimet për një lëvizje të rëndësishme nga Real Madridi, teksa afati kalimtar i verës po i afrohet fundit.
Gazetari i talkSPORT, Alex Crook, raporton se klubi londinez ka zhvilluar kontaktet e para me Real Madridin për mundësinë e transferimit të sulmuesit brazilian Endrick.
Të lidhura
None found
“Topçinjtë” po vlerësojnë përforcimin e repartit ofensiv me një tjetër alternativë, në përpjekje për ta rritur konkurrencën në skuadër për sezonin e ri të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.
Endrick u transferua te Real Madridi nga Palmeiras në vitin 2024, por deri tani nuk ka arritur të luajë rregullisht me ekipin e parë në Santiago Bernabeu.
Gjatë sezonit të kaluar, braziliani u huazua te Lyon. Aktivizimi i vazhdueshëm në Francë e ndihmoi atë të rikthejë formën dhe të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Kupën e Botës.
Në 21 ndeshje me Lyonin, Endrick realizoi tetë gola dhe regjistroi po aq asistime.
