Përfaqësues të Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës janë paraqitur në Ministrinë e Bujqësisë, ku kanë dorëzuar kërkesat e tyre dhe po kërkojnë një takim me ministrin në detyrë, Armend Muja.
Të lidhura
None found
Ndër prioritetet e tyre është rikthimi i menjëhershëm i prodhimit, si dhe publikimi i një komunikate nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që do të vërtetonte sigurinë e produkteve të industrisë vendore.
Shoqata kërkon gjithashtu shfuqizimin e vendimit me numër 1414, të datës 15 maj 2026, të nxjerrë nga ministri Muja. Po ashtu, ajo kërkon që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të ndërhyjë lidhur me çmimet dumping të produkteve të qumështit në treg.
Industria ka bërë të ditur se, në rast se kërkesat e saj nuk merren parasysh, mund të ndërmarrë hapa të tjerë.
