Trupi i pajetë i 25-vjeçares Ana Dyrmishi, ka mbërritur sot nga Turqia në Durrës. E reja humbi jetën pas plagëve të rënda që mori në zjarrin tragjik të hotelit “Brooklyn”, në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.
25-vjeçarja kishte shkuar për pushime në Vlorë së bashku me të fejuarin e saj, Arnaldo, por gjithçka për ta u kthye në tmerr.
Të lidhura
Ajo pësoi djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit në Shqipëri, 25-vjeçarja u dërgua në Turqi, ku mjekët luftuan për ditë me radhë për jetën e saj. Por, plagët ishin shumë të rënda dhe Ana nuk mundi t’ia dilte.
Edhe Arnaldo Kaçorri, i fejuari i saj, mbeti i plagosur rëndë në zjarr. Me rreth 35% të trupit të djegur, ai ndodhet në Itali, ku po vijon trajtimin mjekësor.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit do ta përcjellin Anën sot për në banesën e fundit.

