Cunami nga qielli”: Si u shkaktua katastrofa në Nepal, vala u ngrit deri në 200 metra

Tragjedia që goditi rajonin e Himalajeve në Nepal dhe Kinë është cilësuar si një “cunami nga qielli”, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet dhe ka arritur në qindra.

Të lidhura

None found

Sipas rindërtimit paraprak të ekspertëve, ngjarja nisi kur një pjesë gjigante e akullnajës u shkëput në faqen veriore të malit Tsangbu Ri. Bëhet fjalë për një masiv akulli me gjerësi rreth 600 metra, i cili u rrëzua nga një lartësi prej afro 5,200 metrash mbi nivelin e detit dhe mori përpara gjithçka gjatë zbritjes drejt luginës.

Kur u përplas me fundin e luginës, blloku i akullt u shndërrua në një rrjedhë të fuqishme uji të ngrirë, që lëvizte me shpejtësi të madhe. Kjo masë përfshiu edhe mbetje e shkëmbinj nga shpatet e malit, duke i transportuar më pas drejt lumit Lende Khola, raporton Daily Mail.

Videot e kapura në pikën kufitare të Rasuëagadhit tregojnë momentin kur një masë gjigante uji, balte dhe materialesh të tjera u përplas me zonën. Pak çaste para katastrofës, kamerat e sigurisë regjistruan dhjetëra persona që vraponin për t’u larguar, por vetëm disa sekonda më vonë vendi u përfshi dhe u zhduk nga vala.

Gjeologu Bishal Nath Upreti deklaroi se vala mund të ketë arritur deri në 200 metra lartësi, duke “i fshirë plotësisht” disa komunitete. Ai e përshkroi sasinë e ujit të çliruar si të pabesueshme.

Daniel Shugar, ekspert në Universitetin e Calgary-t në Kanada, tha për revistën New Scientist se shkrirja e borës dhe akullit mund të ketë futur “një sasi të madhe uji të lëngshëm në akullnajë”, i cili depërtoi deri në bazën e saj. Sipas tij, kjo ishte e mjaftueshme për të shkaktuar shembjen e një pjese të akullnajës.


Shtuar 28.08.2026 11:36

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet