Donald Trump thotë se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të sulmojë një shtet anëtar të NATO-s, duke hedhur poshtë ndërkohë raportimet se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Moskës një paralajmërim të posaçëm.
Të lidhura
None found
“Ai nuk do të sulmojë një territor të NATO-s”, deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Reagimi i Trump vjen pas lajmeve se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, gjatë qëndrimit të tij në Moskë në fillim të kësaj jave, u kishte kërkuar zyrtarëve rusë të mos sulmonin aleatët e SHBA-së në NATO.
Presidenti amerikan mohoi që Ratcliffe të ketë udhëtuar në Moskë për të përcjellë ndonjë mesazh të veçantë nga Uashingtoni. Ai tha se drejtori i CIA-s zhvillon takime periodike me homologun rus dhe se vizita e fundit ishte pjesë e kontakteve të zakonshme.
Vizita e Ratcliffe u raportua në një kohë kur përplasjet mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s janë shtuar, ndërsa Moska u ka drejtuar paralajmërime të drejtpërdrejta disa shteteve anëtare të aleancës.
Së fundmi, Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi edhe Mbretërinë e Bashkuar se mund të hakmerret ndaj objekteve ushtarake britanike, si në Ukrainë, ashtu edhe jashtë territorit ukrainas.
