Vllaznia ka bërë të ditur nëpërmjet dy postimeve radhazi në rrjetet sociale afrimin e dy lojtarëve të rinj për edicionin 2026-27 të Superiores.
Klubi shkodran ka firmosur kontrata profesionale me Sabion Bizin, 19-vjeçar që luan në mesfushë, si edhe me Erigestino Pepnikajn, 19 vjeç dhe qendërmbrojtës. Të dy futbollistët janë formuar në akademinë e Vllaznisë dhe pritet së shpejti të jenë në dispozicion të trajnerit Edi Martini për ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, takimi i radhës i Vllaznisë në Superiore është ndaj Elbasanit dhe do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur në orën 18:30.
