Deri në orën 07:30 të datës 27/28.08.2026, në ambient të hapur u regjistruan gjithsej 31 vatra zjarri. Prej këtyre, 4 janë ende aktive, 3 janë vënë nën kontroll dhe 24 janë shuar plotësisht.
Të lidhura
None found
Zjarret aktive ndodhen në këto zona: në Komunën e Sarajit, te fshati Kopanicë, ku përfshihet bimësi e ulët; në Komunën e Gostivarit dhe të Makedonski Brodit, nga fshati Tërnovo në Komunën e Gostivarit në drejtim të fshatrave Bitovo, Zagrad dhe Strajane në Komunën e Makedonski Brodit, me përfshirje të pyllit të ulët, bimësisë së ulët, kullotave dhe fierit; në Komunën e Çashkës, mbi fshatin Nezhilovë, në vendin e quajtur Svatovi, me bimësi të ulët dhe bredha; si dhe në Komunën e Jegunovcit, te fshati Kopance, me pyll të përzier.
