FIFA ka zhbllokuar zyrtarisht merkaton e Skënderbeut, duke i hapur rrugë klubit korçar të federojë futbollistët e afruar gjatë verës.
Të lidhura
None found
Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për Skënderbeun, i cili përpara ndeshjes me Dinamon do të ketë në dispozicion edhe përforcimet e fundit, mes tyre disa emra me peshë.
Lista e lojtarëve që pritet të federohen përfshin Georgios Lagonidis, Luan Lleshi, Amadou Seydi, Dzemijl Jahiji, Victor Braga, Ennur Totre, Ousmane Drame, Amadou Diallo, Nikola Velichkovski, Baba Hamadu Musa dhe Jeremiah Junior.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos do të zhvillohet të hënën, në orën 21:00.
