Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 45-vjeçari, i dyshuar se gjatë një proteste para Bashkisë Maliq ka kërcënuar dhe fyer disa gazetarë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq i kanë përcjellë Prokurorisë materialet procedurale ndaj shtetasit A. A., 45 vjeç, banues në Libonik. Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të policisë, protesta ishte organizuar nga 45-vjeçari për të kundërshtuar shkrirjen e Bashkisë Maliq. Gjatë tubimit, ai dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar katër gazetarë, me inicialet Xh. Sh., A. B., I. R. dhe S. Xh., të cilët ndodheshin në vendngjarje për të raportuar për mediat ku punojnë.
Materialet e çështjes i janë dërguar Prokurorisë së Korçës, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme procedurale.
