Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të regjistruar në aksin rrugor Borizanë-Thumanë, në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:40, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte. Makina ka dalë nga rruga, është përplasur me një avlli dhe më pas ka përfunduar në kanal.
Të lidhura
None found
Viktima, i identifikuar si Vath Leka, 62 vjeç, banues në Borizanë, udhëtonte i vetëm. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën në spital.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa vijon puna për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
