Drita përballet sonte në transfertë me Inter Escaldes, në takimin e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, pasi ndeshja e parë në Prishtinë përfundoi në barazim 2-2. Njëra prej biletave për fazën e ligës të këtij kompeticioni do të përcaktohet pikërisht nga kjo sfidë.
Të lidhura
None found
Ekipi nga Gjilani e kishte arritur fazën e ligës edhe në edicionin e kaluar dhe synon ta përsërisë këtë rezultat edhe këtë sezon.
Me objektivin për të siguruar kualifikimin, Drita zbret në këtë duel duke kërkuar rezultatin e nevojshëm ndaj Inter Escaldes.
Trajneri Ardian Nuhiu ka zgjedhur këtë 11-she titullare për Dritën.
Inter Escaldes: Javi Diaz, Pochettino, Hernandez, Sanchez, Torres, Molina, Lopez, Otegui, Barlanga, Chouaib, Sidibe.
Drita: Maloku, Salihu, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka, Bes. Krasniqi, Dabiqaj, Nguena, Boaten, Manaj, Ble Krasniqi.
