Marseille mendon për Meslierin, pak javë pas kalimit të tij te Arsenali

Illan Meslier mund të jetë objektivi i një operacioni të papritur nga Marseille, ndonëse portieri francez u transferua te Arsenali vetëm muajin e kaluar.

Të lidhura

None found

Sipas Foot Mercato, klubi francez e ka përfshirë 26-vjeçarin mes alternativave për repartin e portierëve. Marseille synon të sigurojë një emër që të konkurrojë Jeffrey de Lange, i cili aktualisht është portieri i vetëm i mbetur në ekip.

Pozita e Meslier te skuadra londineze nuk paraqitet e favorshme. Ai konsiderohet opsioni i tretë në renditjen e Arsenalit, pasi Kepa Arrizabalaga pritet të mbetet zëvendësuesi i David Rayas.

Një pikëpyetje për Marseille përbën edhe mungesa e gjatë e francezit nga futbolli profesionist. Meslier nuk ka luajtur asnjë takim në këtë nivel që prej marsit të vitit 2025, çka do ta vështirësonte marrjen e menjëhershme të vendit të titullarit te një skuadër e Ligue 1.

Gjithsesi, realizimi i kësaj lëvizjeje nuk pritet të jetë i lehtë. Para se të paraqesë një ofertë konkrete, Marseille duhet të ulë faturën e pagave, ndërsa ende nuk dihet se cili është qëndrimi i Arsenalit për largimin e Meslier vetëm pak javë pas ardhjes së tij.

Nëse palët do të arrinin marrëveshje, huazimi shihet si një prej zgjidhjeve më të mundshme. Një formulë e tillë do t’i krijonte Meslier mundësinë të rikuperonte minutat e munguara dhe të gjente sërish formën e tij më të mirë.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom giriş