Edi Martini merr paralajmërim, ndërsa mesfushori i Partizanit pezullohet për dy ndeshje (VENDIMET)

Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike vendimet për incidentet e regjistruara në javën e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”, si edhe për aktivitetet e kategorive të moshave.

Të lidhura

None found

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, është ndëshkuar vetëm me një paralajmërim për mosrespektimin e detyrimit për të dhënë intervistë pas ndeshjes. Shkodrani është paralajmëruar se përsëritja e kësaj shkeljeje mund të sjellë një masë më të rëndë disiplinore.

Komisioni ka marrë masë edhe ndaj lojtarit të Partizanit, Human Lancaster Rowan, i cili gjatë përballjes me Teutën goditi me grusht një futbollist kundërshtar. Mesfushori i “të kuqve” do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.

VENDIMET E PLOTA:

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për mosrespektimin e detyrimit për të dalë në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë futbollistike.

Rrëzohet si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës kërkesa e lojtarit të FK Partizani U-18, Rei Zekaj.

Rrëzohet si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës kërkesa e lojtarit të FK Partizani U-18, Riseld Hocja.

Rrëzohet si e pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës kërkesa e lojtarit të FK Partizani U-18, Jon Caushi.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabet